Franca rrëzon ligjin që ndalon fëmijët të përdorin rrjetet sociale

Teknologji

Gjykata e Lartë e Francës rrëzoi një projektligj që do të ndalonte rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke vendosur se ndalimi është shumë i gjerë dhe nuk mund të zbatohet pa cenuar privatësinë e njerëzve. Autoriteti, i njohur si Këshilli Kushtetues, vendosi që projektligji i propozuar nuk mund t’i ndalonte në mënyrë […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata e Lartë e Francës rrëzoi një projektligj që do të ndalonte rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke vendosur se ndalimi është shumë i gjerë dhe nuk mund të zbatohet pa cenuar privatësinë e njerëzve.

Autoriteti, i njohur si Këshilli Kushtetues, vendosi që projektligji i propozuar nuk mund t’i ndalonte në mënyrë të plotë të miturit nga rrjetet sociale “pa shkelur lirinë e shprehjes dhe komunikimit” dhe ishte shumë i gjerë për të marrë në konsideratë situatën individuale të secilit të mitur ose rreziqet specifike të secilës platformë.

Muajin e kaluar, ligjvënësit francezë votuan me shumicë dërrmuese në favor të këtij projektligji, i cili do ta kishte bërë atë vendin e parë në Bashkimin Evropian që do të futte një kufizim të tillë moshe.

Por projektligjet në Francë shqyrtohen me kujdes nga Këshilli Kushtetues për t’u siguruar që ato përputhen me kushtetutën franceze dhe pas këtij vendimi do të duhet të hartohet legjislacion i ri.

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka udhzëzuar kryeministrin Sébastien Lecornu të “punojë sa më shpejt të jetë e mundur” mbi një version të ri që merr në konsideratë vendimin e këshillit dhe nënvizoi angazhimin e tij për të zbatuar ndalimin deri në pranverën e vitit 2027.