Një moment i pazakontë dhe argëtues është bërë viral gjatë një ndeshjeje të kombëtares së Kroacisë.
Një mace, e cila ishte pranë fushës, duket se me një lëvizje të putrës “i dha sinjal” ekipit kroat që të niste aksionin sulmues.

Vetëm një sekondë pas këtij momenti, sulmuesi kroat Petar Musa arriti të shënojë gol, duke bërë që shumë tifozë ta quajnë macen “talismanin” e ekipit.
Pamjet e veçanta kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku përdoruesit me humor kanë shkruar se macja “lexoi lojën” dhe dha udhëzimin e duhur në momentin perfekt.
Musa, i cili është në formë të mirë me klubin e tij në SHBA, ka qenë një nga sulmuesit më të përfolur kroatë në periudhën e fundit. Ai ka shënuar gola të rëndësishëm për FC Dallas dhe ka fituar vëmendje për paraqitjet e tij.
Videoja e maces dhe golit është shpërndarë si një nga ato momente të rralla sportive ku një ngjarje jashtë fushës bëhet pjesë e historisë së ndeshjes. Tifozët tashmë me shaka thonë se “strategu i vërtetë” i aksionit ishte macja.
Ndryshe, Anglia triumfoi kundër Kroacisë me rezultat 4-2. /Telegrafi/





