Dy ofertat e tjera për Muriqin – por numërimi prapa për rikthim te Fenerbahce ka filluar

Sport

Fenerbahce është shumë pranë rikthimit të Vedat Muriqit në Stamboll. Sulmuesi kosovar pritet të bëhet një nga përforcimet kryesore të klubit turk gjatë afatit kalimtar veror, pasi palët kanë avancuar ndjeshëm në negociata. Pas përfundimit të riorganizimit brenda drejtuesve të klubit, Fenerbahce ka intensifikuar punën për transferimet, ndërsa emri i Muriqit vazhdon të mbetet prioritet […]

Madhësia e shkronjave

Fenerbahce është shumë pranë rikthimit të Vedat Muriqit në Stamboll. Sulmuesi kosovar pritet të bëhet një nga përforcimet kryesore të klubit turk gjatë afatit kalimtar veror, pasi palët kanë avancuar ndjeshëm në negociata.

Pas përfundimit të riorganizimit brenda drejtuesve të klubit, Fenerbahce ka intensifikuar punën për transferimet, ndërsa emri i Muriqit vazhdon të mbetet prioritet në repartin ofensiv, shkrua TRT.

Sulmuesi 32-vjeçar ishte në radarët e klubit edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit, por atëherë marrëveshja nuk u realizua. Tashmë, pas largimit të tij nga Mallorca, rikthimi në Turqi duket më pranë se kurrë.

Sipas raportimeve nga Turqia, Muriqi ka refuzuar oferta nga klube si NEOM dhe Orlando City, duke i dhënë përparësi rikthimit te Fenerbahce. Mësohet se verdheblutë kanë arritur marrëveshje paraprake si me lojtarin, ashtu edhe me klubin spanjoll.

Muriqi kaloi katër vjet e gjysmë te Mallorca, ku përjetoi periudhën më të suksesshme të karrierës së tij. Vetëm gjatë sezonit 2025/26 ai realizoi 23 gola në 37 paraqitje, duke qenë një nga sulmuesit më produktivë të kampionatit.

Në total, reprezentuesi i Kosovës regjistroi 58 gola në 155 ndeshje me fanellën e Mallorcës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit spanjoll. /Telegrafi/