Sulmoi zyrtarët policorë, i dyshuari në Prishtinë dërgohet për tretman në repartin psikiatrik

Nacionale

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur të premten në ora 23:25 në rrugën “Fatime Xhaka” në Prishtinë. “Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 23:25 në rrugën “Fatime Xhaka” në Prishtinë.

“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në tretman në repartin psikiatrik. /Telegrafi/