13 ditë protestë në Shqipëri! Incident në shesh, ndërhyjnë policia dhe garda

Nacionale

Pas përfundimit të festës së 35-vjetorit të PS-së në Sheshin Italia, dhe ndërkohë që në bulevardin Dëshmorët e Kombit po protestohet me thirrje: Rama jep dorëheqjen, raportohet për përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve. Edhe pse situata është ende e paqartë shihen qytetarë që vrapojnë, ndërsa policia dhe punonjës të gardës për t’i ndarë. “Ka incidente, […]

Madhësia e shkronjave

Pas përfundimit të festës së 35-vjetorit të PS-së në Sheshin Italia, dhe ndërkohë që në bulevardin Dëshmorët e Kombit po protestohet me thirrje:

Rama jep dorëheqjen, raportohet për përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve.

Edhe pse situata është ende e paqartë shihen qytetarë që vrapojnë, ndërsa policia dhe punonjës të gardës për t’i ndarë.

“Ka incidente, ka konfrontime dhe përplasje mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë. Ka ndërhyrë policia dhe protestues duke i ndarë. Pamë qytetarë brenda protestës është e paqartë situata. Po ndërhyjnë policia dhe punonjës të gardës për t’i ndarë, ndërsa shihen qytetarë që po vrapojnë dhe po largohen në drejtim të presidencës”, raporton A2 CNN.

Një qytetar është shoqëruar nga policia, pasi protestuesit pretendonin se i provokoi dhe prandaj situata u tensionua.