Garë e ashpër e brendshme në LVV e PDK për mandatet e fundit

Nacionale

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, ndërsa paralelisht po numërohen edhe votat e fundit për kandidatët nga kutitë e votimit brenda vendit. Përveç garës mes subjekteve politike, beteja interesante po zhvillohet edhe brenda listave të partive për mandatet e fundit të deputetit. […]

Madhësia e shkronjave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, ndërsa paralelisht po numërohen edhe votat e fundit për kandidatët nga kutitë e votimit brenda vendit.

Përveç garës mes subjekteve politike, beteja interesante po zhvillohet edhe brenda listave të partive për mandatet e fundit të deputetit.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, për dy mandatet e fundit, përkatësisht të 48-in dhe të 49-in, në garë të ngushtë janë tre kandidatë: Valon Hoti, Naim Bardiqi dhe Sylejman Meholli.

Aktualisht, jashtë Kuvendit mbetet Sylejman Meholli, i cili ka rreth 50 vota më pak se Naim Bardiqi.

Edhe më e ngushtë është gara në listën e PDK-së, ku për mandatin e 24-t në konkurrencë të fortë janë katër kandidatë: Rrustem Mustafa, Hajdar Beqa, Xhavit Haliti dhe Adriatik Berisha.

Për momentin, mandatin e mban Rrustem Mustafa, i cili ka rreth 70 vota më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Hajdar Beqa.

Dramë ka edhe në listën e LDK-së, ku aktualisht mandatin e fundit e mban Jeta Statovci, e cila ka kaluar Shkëmb Manajn me më shumë se 200 vota.

Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, gara duket se është mbyllur, me pak gjasa që të ketë ndryshime në renditjen e mandateve brenda listës./Telegrafi/