Finalizohet operacioni i koduar “Flats” në Tiranë, në tri banesa ushtrohej prostitucion – arrestohen katër shtetase të huaja

Nacionale

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë zbuluar tri apartamente në rrugën e “Elbasanit” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, në të cilën ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja. Sipas një njoftimi për media thuhet se janë arrestuar tri shtetase kineze dhe vietnameze. “Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën ‘Prostitucioni’. Sekuestrohen 2 celularë me […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë zbuluar tri apartamente në rrugën e “Elbasanit” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, në të cilën ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.

Sipas një njoftimi për media thuhet se janë arrestuar tri shtetase kineze dhe vietnameze.

“Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën ‘Prostitucioni’. Sekuestrohen 2 celularë me komunikime rreth kësaj veprimtarie. Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar ‘Flats’, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim për rastet u arrestuan: shtetaset kineze, K. Sh., 39 vjeçe dhe Ë. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion;

-shtetasja vietnameze, Th. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim.

Ndërkaq, në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/