Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.
“Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezentë të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje”, bën të ditur SHMU.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/






