“Ishte komplot mafioz”, Meta reagon pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Berishës

Nacionale

Pas deklarimeve publike të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me heqjen e statusit “non grata”, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar duke ripërsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për zhvillimet politike dhe institucionale në vend. Meta thekson se nuk ndryshon qëndrimin e mbajtur vite më parë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson si një “komplot […]

Madhësia e shkronjave

Pas deklarimeve publike të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me heqjen e statusit “non grata”, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar duke ripërsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Meta thekson se nuk ndryshon qëndrimin e mbajtur vite më parë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson si një “komplot mafioz” që, sipas tij, ka synuar dëmtimin e pluralizmit politik dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë postimi i plotë i Ilir Metës:

Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë. /Telegrafi/