Mot me vranësira dhe intervale me diell

Nacionale

Instiuti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se vendi sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë mot të vranët me intervale të herëpashershme me diell. Sipas njoftimit thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27 gradë Celsius. […]

Madhësia e shkronjave

Instiuti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se vendi sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë mot të vranët me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas njoftimit thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27 gradë Celsius.

“Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s. Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/