Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj familjare.
Së fundmi, ajo ka publikuar një InstaStory ku shfaqet duke rregulluar një buqetë me lule që, sipas saj, ia ka dhuruar bashkëshorti.

Në prapavijë shihet edhe Blero, i cili po kujdeset për djalin e tyre.
Krahas imazhit, Eronita ka zgjedhur të shkruajë vetëm dy fjalë që tregojnë gjendjen e saj shpirtërore: “E bekuar”.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar harmoninë dhe momentet e lumtura që çifti po shijon së bashku në jetën familjare. /Telegrafi/





