Dinamo Ferizaj i është “hakmarrë” Lirisë së Prizrenit për humbjen e thellë në xhiron finale të Ligës së Parë, për ta mposhtur në ndeshjen më të rëndësishme të play-offit.
Skuadra nga Ferizaj triumfoi me rezultat 2-0, në sfidën që ishte tepër e baraspeshuar nga fillimi, ku kishte mbështetje të mëdha të tifozëve për dy klubet.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra nuk i finalizoi rastet, pavarësisht aksioneve të njëpasnjëshme.
Ishte Liria e Prizrenit që e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur të Daniel Tete, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia (62’).
Ndërsa, goditjen finale skuadrës së Ismet Munishit ia dha Ardian Shaljani me një gol të bukur me kokë pas një harkimi (80’).
Kësisoj, Liria e Prizrenit mbetet edhe për një tjetër vit në Ligën e Parë ndërsa Dinamo Ferizaj ka edhe një ndeshje tjetër për ta zhvilluar para se ta sigurojë inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.
Kujtojmë, në finalen e barazhit do të takohen me pozitën e tetë të Superligës së Kosovës, ku emri i ekipit do të mësohet në vikend./Telegrafi/






