​Rrustem Thaçi zgjidhet kryesues i ri i KGjK-së

Nacionale

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Rrustem Thaçi është zgjedhur kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Thaçi mori gjithsej 6 vota. Ndërsa, kundërkandidati i tij, gjyqtari Gjykatës së Apelit, Besnik Bislimaj mori vetëm 5 vota. Mandati i Rrustem Thaçit si kryesuesi i KGjK-së është tre vjeçar dhe do fillon nga dita e sotme. Në mbledhjen […]

Madhësia e shkronjave

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Rrustem Thaçi është zgjedhur kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Thaçi mori gjithsej 6 vota.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, gjyqtari Gjykatës së Apelit, Besnik Bislimaj mori vetëm 5 vota.

Mandati i Rrustem Thaçit si kryesuesi i KGjK-së është tre vjeçar dhe do fillon nga dita e sotme.

Në mbledhjen e sotme të KGJK-së u bë edhe pranim-dorëzimi i detyrës së kryesuesit, Rrustem Thaçi, detyrë të cilën ia dorëzoi zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor, Arjeta Sadiku.

“Rrustem Thaçi gjyqtar në Gjykatën Supreme zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i Thaçit si kryeses i Këshillit Gjyqësor është tre vjeçar dhe do të filloj nga data 25 maj. Detyra e Thaçit si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet përgjatë ushtrimit të mandatit si kryesues i KGJK-së“, tha ai.

Në prill të këtij viti dështoi përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota. Kjo ishte arsyeja pse u rishpall edhe një konkurs i ri.

Këshilli Gjyqësor në mars të këtij viti shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt./kp/