Sulme me dronë në Rusi – zjarr në uzinën kimike “Azot” dhe në një objekt industrial në Tatarstan

Bota

Në uzinën kimike “Azot” në qytetin Nevinnomisk, në rajonin e Stavropolit në Rusi, ka shpërthyer një zjarr pas një sulmi me dron. Autoritetet lokale e kanë konfirmuar incidentin, por kanë deklaruar se nuk ka viktima apo dëme, pavarësisht pamjeve që tregojnë flakë të mëdha në kompleks, të shpërndara në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të mediave […]

Madhësia e shkronjave

Në uzinën kimike “Azot” në qytetin Nevinnomisk, në rajonin e Stavropolit në Rusi, ka shpërthyer një zjarr pas një sulmi me dron.

Autoritetet lokale e kanë konfirmuar incidentin, por kanë deklaruar se nuk ka viktima apo dëme, pavarësisht pamjeve që tregojnë flakë të mëdha në kompleks, të shpërndara në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të mediave dhe kanaleve ruse në Telegram, uzina është goditur nga dronë, duke shkaktuar zjarr në një nga objektet strategjike të industrisë kimike.

Bëhet fjalë për një kompleks të madh industrial që operon në kuadër të grupit EuroChem dhe prodhon përbërje kimike me përdorim të dyfishtë – si për sektorin bujqësor, ashtu edhe për qëllime ushtarake.

Sipas të njëjtave burime, kjo fabrikë ka qenë objekt sulmesh të përsëritura që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, një tjetër zjarr është raportuar në qytetin Naberezhni Çelni në republikën e Tatarstanit. Sipas autoriteteve lokale, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej mbi 6.000 metrash katrorë në një objekt për prodhimin e pajisjeve elektrike, pas një alarmi për sulm ajror për shkak të kërcënimit nga dronët.

Autoritetet rajonale ruse kanë konfirmuar se janë regjistruar sulme me dronë në zonat e prekura, por vazhdojnë të pretendojnë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka pasoja të rënda. Megjithatë, pamjet e publikuara në kanalet lokale tregojnë zjarre të mëdha në zonat industriale të goditura. /Telegrafi/