Wizz Air organizon “fluturim mister”, pasagjerët zbulojnë destinacionin vetëm në ajër

Life/Bizare

Linja ajrore Wizz Air ka realizuar një koncept të pazakontë udhëtimi, duke organizuar një “fluturim mister” nga Britania e Madhe, ku pasagjerët nuk e dinin destinacionin deri në momentin e nisjes. Biletat për këtë fluturim special janë shitur për vetëm 90 euro, duke tërhequr interes të madh nga udhëtarët kureshtarë që pranuan të udhëtojnë pa […]

Madhësia e shkronjave

Linja ajrore Wizz Air ka realizuar një koncept të pazakontë udhëtimi, duke organizuar një “fluturim mister” nga Britania e Madhe, ku pasagjerët nuk e dinin destinacionin deri në momentin e nisjes.

Biletat për këtë fluturim special janë shitur për vetëm 90 euro, duke tërhequr interes të madh nga udhëtarët kureshtarë që pranuan të udhëtojnë pa e ditur se ku do të përfundonin.

Vetëm pasi aeroplani ishte ngritur në ajër, pasagjerët janë informuar për destinacionin final të udhëtimit, duke e kthyer fluturimin në një përvojë të veçantë dhe të papritur.

Dhe pasagjerët përfunduan në Yerevan në Armeni. /Telegrafi/