Pas suksesit historik në Ligën Rajonale të Futsallit, kampionët e KF Besa Bujanoc janë mirëpritur edhe në ambientet e Këshilli Kombëtar Shqiptar nga kryetari Enkel Rexhepi.
Gjatë takimit, Rexhepi i përgëzoi lojtarët dhe stafin e klubit për sezonin e jashtëzakonshëm, duke vlerësuar angazhimin dhe suksesin e arritur pa asnjë humbje dhe pa asnjë barazim gjatë kampionatit.

Ai theksoi se KF “Besa”, përmes sportit dhe futbollit, ka përfaqësuar denjësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ka sjellë emocione e krenari tek qytetarët.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e mbështetjes së sportit dhe të rinjve, ndërsa u potencua se përkrahja ndaj klubeve sportive shqiptare do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
KF “Besa” këtë sezon realizoi një nga sukseset më të mëdha sportive në futsallin rajonal, duke e mbyllur kampionatin me bilanc perfekt. /BujanociNet/




