Aktorja Sienna Miller ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë, të dytin me të dashurin e saj Ollie Green.
Ylli i filmave si “GI Joe” dhe “American Sniper” e konfirmoi lajmin e lumtur në një intervistë ekskluzive me E! News.
“Ndodhi”, tha Sienna. “Kam një fëmijë të vogël këtu pranë meje”.

Aktorja, e cila ka një vajzë 13-vjeçare, Marlowe, me ish-partnerin Tom Sturridge dhe një vajzë dyvjeçare me Green, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar, pranoi se përshtatja në një familje me pesë anëtarë ka qenë sfiduese.
“Po e kam pak të vështirë të formuloj fjali”, bëri shaka ajo. “Po fle shumë pak, por jam çmendurisht e dashuruar me fëmijën tim”.
Përveç amësisë, Sienna i është përkushtuar edhe një projekti të ri filmik.
Ajo është planifikuar të shfaqet në “Tom Clancy’s Jack Ryan: Ghost War” më vonë këtë muaj, vazhdimi i serialit të njohur që përfundoi në vitin 2023.
– YouTube www.youtube.com
“Më pëlqeu. Nuk kam bërë kurrë diçka të tillë më parë, dhe të luaj dikë që është tepër e pakompromis, e ashpër, e guximshme dhe në të njëjtën kohë mjaft qesharake, e rezervuar dhe shumë e ftohtë – ishte emocionuese”, tha aktorja 44-vjeçare për rolin e saj si oficerja e MI6 Emma Marlowe, të cilën e luan përballë John Krasinski. /Telegrafi/





