Arbër Pajaziti priti kampionët e KF “Besa” pas suksesit në futsall

Vendore

Kryetari i Komunës së Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim lojtarët dhe drejtuesit e KF Besa Bujanoc, pas shpalljes kampion në Ligën Rajonale të Futsallit. Gjatë takimit, Pajaziti i ka përgëzuar futbollistët për sezonin e jashtëzakonshëm dhe rezultatet e arritura, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe paraqitjet e ekipit gjatë gjithë kampionatit. Ai […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim lojtarët dhe drejtuesit e KF Besa Bujanoc, pas shpalljes kampion në Ligën Rajonale të Futsallit.

Gjatë takimit, Pajaziti i ka përgëzuar futbollistët për sezonin e jashtëzakonshëm dhe rezultatet e arritura, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe paraqitjet e ekipit gjatë gjithë kampionatit.

Ai ka theksuar se suksesi i KF “Besa” është krenari për Bujanocin dhe shembull pozitiv për sportin dhe të rinjtë e qytetit.

Po ashtu, është shprehur gatishmëria që pushteti lokal të vazhdojë mbështetjen ndaj klubit edhe në sfidat e ardhshme, pas ngritjes në një nivel më të lartë garash.

KF “Besa” e mbylli sezonin me bilanc maksimal dhe paraqitje mbresëlënëse, duke siguruar titullin kampion në mënyrë dominante./BujanociNet/