Takimi tradicional i veturave oldtimer në Sarajevë përfundoi me një ekspozitë të madhe dhe ndarjen e çmimeve.
Gjatë fundjavës, dhjetëra vetura klasike parakaluan nëpër rrugët e qytetit dhe tërhoqën vëmendjen e shumë qytetarëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 60 automjete të rralla, përfshirë modele nga vitet 1920 dhe disa “youngtimer” të njohur.
Çmimi për veturën më të vjetër iu nda modelit Essex 1927, i sjellë nga Hungaria.
Vëmendje të veçantë mori edhe Citroën Traction Avant, i cili u shpall vetura më origjinale e takimit.
Ndërkohë, çmimin kryesor Grand Prix e fitoi Ford LTD II. /Telegrafi/





