Arsenali synon transferimin sensacional të yllit të Juventusit këtë verë

Sport

Kenan Yildiz është shfaqur si një objektiv i mundshëm i Arsenalit gjatë kësaj vere, raporton talkSPORT. “Topçinjtë” po kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë të sulmit, teksa përgatiten për të mbrojtur titullin e Ligës Premier. Arsenali tashmë ka transferuar anësorin grek Christos Tzolis, i cili pritet të zëvendësojë Leandro Trossardin, të larguar drejt Besiktasit. Megjithatë, […]

Madhësia e shkronjave

Kenan Yildiz është shfaqur si një objektiv i mundshëm i Arsenalit gjatë kësaj vere, raporton talkSPORT.

“Topçinjtë” po kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë të sulmit, teksa përgatiten për të mbrojtur titullin e Ligës Premier.

Arsenali tashmë ka transferuar anësorin grek Christos Tzolis, i cili pritet të zëvendësojë Leandro Trossardin, të larguar drejt Besiktasit.

Megjithatë, londinezët mund të kenë nevojë për një tjetër përforcim ofensiv nëse Gabriel Martinelli largohet nga Emirates.

Martinelli ka tërhequr interesimin e kampionit të Turqisë, Galatasaray, ndërsa Arsenali raportohet se po monitoron Yildizin si një zëvendësues të mundshëm të brazilianit.

Në episodin e fundit të “The Window”, gazetari kryesor i futbollit i talkSPORT, Alex Crook, konfirmoi se emri i sulmuesit të Juventusit ka dalë në radarët e Arsenalit.

“Kenan Yildiz i Juventusit është shfaqur si një objektiv i mundshëm”, deklaroi Crook.

Yildiz është shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të Juventusit dhe konsiderohet një prej talenteve të rinj ofensivë më premtues në futbollin evropian.

Aftësia e tij për të luajtur në krahun e majtë mund ta bëjë atë një opsion shumë tërheqës për Mikel Artetën, teksa Arsenali vazhdon të riformojë repartin ofensiv para sezonit të ri./Telegrafi/