Dominim total nga Barcelona, mbyllen 45 minutat e para në El Clasico

Sport

Ka përfunduar pjesa e parë në Camp Nou, me Barcelonën që po e demolon Real Madridin në El Clasico. Katalunasit kanë kaluar në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë me një gol spektakolar nga Marcus Rashford nga gjuajtja e lirë për 1-0. 10 minuta më vonë vendasit ndërtuan një aksion spektakolar, ku Ferran Torres shënoi […]

Madhësia e shkronjave

Ka përfunduar pjesa e parë në Camp Nou, me Barcelonën që po e demolon Real Madridin në El Clasico.

Katalunasit kanë kaluar në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë me një gol spektakolar nga Marcus Rashford nga gjuajtja e lirë për 1-0.

10 minuta më vonë vendasit ndërtuan një aksion spektakolar, ku Ferran Torres shënoi për 2-0.

Barcelona kishte edhe raste të tjera shënimi, megjithatë nuk u treguan të saktë para portës futbollistët vendas.

Në pjesën e dytë pritet reagimi i Real Madridit, megjithatë Barcelona duket në rrugë të mirë të shpallet kampione e La Ligas, pasi vetëm barazimi i mjafton për një gjë të tillë. /Telegrafi/