Osmani në “tubimin e bashkimit”: Për muaj e kam vërejtur zhgënjimin te qytetarët

Nacionale

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ovacione në “Tubimin e Bashkimit”, ku ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të mbledhur. “Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, u shpreh Osmani mes duartrokitjeve të shumta nga të pranishmit. Ajo deklaroi se nuk ekziston një fjalim që mund […]

Madhësia e shkronjave

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ovacione në “Tubimin e Bashkimit”, ku ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të mbledhur.

“Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, u shpreh Osmani mes duartrokitjeve të shumta nga të pranishmit.

Ajo deklaroi se nuk ekziston një fjalim që mund ta përshkruajë ndjenjën e këtij tubimi, ndërsa tha se gjatë muajve të fundit ka vërejtur zhgënjim te qytetarët, por edhe shpresë për bashkim.

“Në këta muaj kam parë zhgënjim, por njëkohësisht edhe shpresë te qytetarët për t’u bashkuar”, theksoi Osmani gjatë adresimit të saj.

Në hapje të tubimit foli edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili deklaroi se “ky bashkim po e nis valën më të madhe politike që e ka pasur Kosova ndonjëherë”.

Ai shtoi se kësaj radhe po vijnë “më të fortë, më të bashkuar dhe më të përkushtuar”.

Abdixhiku iu drejtua Osmanit me fjalët: “Vjosë, mirë se erdhe në shtëpinë tënde”.