Vushtrria merr fitore të madhe në Mitrovicë dhe kthehet në krye të Ligës së Parë, rezultatet dhe tabela pas xhiros së 32-të

Sport

Ka përfunduar xhiro e 32-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll dhe tani ka një lider të ri që është Vushtrria. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka marrë fitore të artë në udhëtim te Trepça 0-1 dhe është rikthyer në krye të tabelës pas humbjes së Dinamos 2-0 nga Trepça ’89 të […]

Madhësia e shkronjave

Ka përfunduar xhiro e 32-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll dhe tani ka një lider të ri që është Vushtrria.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka marrë fitore të artë në udhëtim te Trepça 0-1 dhe është rikthyer në krye të tabelës pas humbjes së Dinamos 2-0 nga Trepça ’89 të shtunën në mesditë.

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të lehtë në udhëtim te Prizreni 0-3, derisa Vëllaznimi pa shumë telashe ka mposhtur Vjosën 3-1.

Liria katriumfuar 0-1 në udhëtim te Kika duke mbajtur gjallë shpresat për Superligë dy xhiro para fundit.

Vushtrria është lider i ri me 69 pikë, një më shumë se Feronikeli ’74 dhe Dinamo që janë në pozitat dy dhe tre,derisa Vëllaznimi është e katërta me 67 pikë.

Liria ndodhet në pozitën e pestë me 64 pikë, derisa Trepça ’89 e gjashta me një pikë më pak se prizrenasit. /Telegrafi/