Dënimet në Hagë, qytetarët mblidhen para zyrave të EULEX-it

Nacionale

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt zyrave të EULEX-it në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 […]

Madhësia e shkronjave

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt zyrave të EULEX-it në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet.

Vendimi ka shkaktuar reagime te qytetarët, një pjesë e të cilëve janë nisur drejt objekteve të EULEX-it.

Në Fushë Kosovë, para objektit të EULEX-it janë parë forca të shtuara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të angazhuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë pranë misionit ndërkombëtar.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me aktgjykimin e sotëm, ndërsa situata, sipas informacioneve të deritanishme, është qetësuar.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar. /Telegrafi/