Përplasen dy makina te “Gjiri i Lalëzit”, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Nacionale

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, në Durrës, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00. Sipas informacioneve nga policia, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve. Gjithashtu, kanë mbetur të lënduar […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, në Durrës, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00.

Sipas informacioneve nga policia, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve.

Gjithashtu, kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e automjeteve si dhe një tjetër pasagjer.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë arrestuar në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët, sipas policisë, rezultuan se i drejtonin mjetet në gjendje të dehur./euronews/