Prokuroria franceze ka nisur një hetim ndaj Elon Muskut dhe platformës së tij “X” (ish-Twitter) lidhur me dyshime për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve në rrjetin social.
Sipas mediave, hetimi përfshin akuza serioze që lidhen me përfshirje të mundshme në posedimin dhe shpërndarjen e imazheve me përmbajtje pornografike për fëmijë, si dhe me përmbajtje të tjera të paligjshme të shpërndara në platformë.

Autoritetet franceze po shqyrtojnë gjithashtu edhe rolin e platformës në menaxhimin e përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe në masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesve.
Hetimi vjen në kuadër të rritjes së shqetësimeve në Evropë për mënyrën se si rrjetet sociale menaxhojnë përmbajtjet e ndjeshme dhe të paligjshme, veçanërisht ato që përfshijnë fëmijët.
Elon Musk dhe përfaqësuesit e platformës “X” nuk kanë dhënë ende një koment të detajuar mbi rastin. /Telegrafi/





