Një performuese cirku meksikane tregoi forcën e kafkës të saj duke ngritur një peshë prej 75 kilogramësh me flokët e saj.
Diana Elizabeth Batres Hermosillo, e cila ka performuar shfaqje cirku për 26 vjet, vendosi rekordin botëror Guinness për peshën më të rëndë të ngritur me flokë (femër) në teatrin Le Paz në San Luis, Potosi, më 28 shkurt.
Hermosillo i lidhi flokët e saj të gjatë në gërsheta që i lidhi së bashku në skajet dhe i përdori ato për të ngritur 75 kilogramë peshë. Ajo e mbajti peshën larg tokës për 14 sekonda, transmeton Telegrafi/.
Ajo ia mori rekordin peshëngritëses indiane Asha Rani, e cila përdori flokët e saj për të ngritur 55 kilogramë në vitin 2014.
Hermosillo tha se u stërvit për gjashtë muaj për të qenë në gjendje t’i rezistonte presionit të madh në kafkën e saj, qafën dhe shpinën. /Telegrafi/






