Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, njoftoi se sot ka qëndruar për vizitë në Hagë ku edhe po mbahet tash e sa vite bashkëshorti i saj, Rexhep Selimi.
Ajo tha se pavarësisht shtyrjeve e vonesave nga Haga, lodhje s’do të ketë.
“Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë!

Gjykata Speciale në Hagë e ka shtyrë vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është shtyrë për të paktën dy muaj
Paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara në Hagë e ka shtyrë edhe për të paktën dy muaj deri më 20 korrik shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “për shkak të kompleksitetit të rastit”.
Gjithashtu u sqarua se 20 korriku nuk nënkupton se në atë kohë do të shpallet aktgjykimi dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër, nëse një zgjatje e mëtejshme do të jetë e nevojshme.
Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, ish-president; Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarë; dhe Rexhep Selimit, ish-deputet, përfundoi në shkurt dhe aktgjykimi pritej këtë muaj.
Që të katërtit i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe u deklaruan përsëri të pafajshëm në deklaratat përmbyllëse në shkurt.
Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nisi më 2023 dhe ata po mbahen në paraburgim në Hagë prej vitit 2020.





