Arsenali ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas dy përballjeve me Atletico Madridin, ku ndeshja e parë në “Metropolitano” u mbyll 1-1, ndërsa sonte në “Emirates” londinezët fituan 1-0 dhe kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Takimi i kthimit u vendos nga goli i Bukayo Saka në minutën e 44-të, që i dha Arsenalit avantazhin vendimtar dhe ia mbylli rrugët Atleticos në Londër.
Lojtari i ndeshjes sipas Sofa Score ishte Declan Rice (7.8), me notën më të lartë, pasi ishte lider në mesfushën e Arsenalit.
Te Arsenali u veçuan gjithashtu David Raya (7.5), William Saliba (7.3) dhe Leandro Trossard (7.3). Më i miri te Atletico rezultoi David Hancko (7.0).
Lojtari me paraqitjen më të dobët të takimit, sipas notave, ishte Viktor Gyökeres (5.8).
Notat e lojtarëve të Arsenalit dhe Atletico Madridit






