Jaafar Jackson, nipi i të ndjerit Michael Jackson, bëri debutimin e tij në Met Gala 2026 me një paraqitje që iu referua qartazi stilit ‘të përjetshëm’ të xhaxhait të tij legjendar.
Aktori 29-vjeçar u shfaq më 4 maj në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit për herë të parë në këtë event, vetëm pak ditë pasi filmi i tij “Michael” (ku ai luan rolin e Michael Jackson) pati sukses të madh në kinema.
Jaafar tha gjatë transmetimit live të Vogue në tapetin e kuq (me Ashley Graham dhe Cara Delevingne) se look-u i tij ishte ende ‘në botën’ e ikonës së pop-it, duke shtuar se kishte një ndjesi klasike dhe se i ‘shkonte’, madje mori edhe miratimin e të fejuarës së tij, Maddie Simpson.
Ai zgjodhi një kostum Ralph Lauren prej kadifeje të zezë, me detaje të arta, të kombinuar me papion të zi, çorape të kuqe dhe këpucë të zeza në stil baleti, që i dhanë pamjes një elegancë të veçantë.
Artikulli përmend edhe kontekstin e Met Gala 2026, ku tema ishte “Costume Art”, e kuruar nga Andrew Bolton, që eksploron marrëdhënien mes veshjes dhe trupit nën të.
Sa i përket filmit “Michael”, thuhet se ai u shfaq në kinema më 24 prill dhe arriti mbi 300 milionë dollarë në arkëtime vetëm në fundjavën e parë.
Filmi përfshin periudhën nga fundi i viteve ’60 deri në 1988, dhe Jaafar shfaqet me kostume identike, kopje të sakta të veshjeve që Michael Jackson ka mbajtur realisht. /Telegrafi/






