Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 12m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/





