Krokodili gati 4 metra shokon turistët në një hotel në Zimbabve, hyn në recepcion

Life/Bizare

Turistët në një hotel në Afrikë iu afruan natyrës më shumë se duhej, pasi një krokodil hyri brenda. Zvarraniku 3.9 metra i gjatë hyri në A’Zambezi River Lodge në Zimbabve dhe u drejtua drejt recepcionit. Më pas ai vazhdoi kërkimin për ushqim duke shkuar në kuzhinë. Pamjet e shpërndara treguan kafshën duke u zvarritur në […]

Madhësia e shkronjave

Turistët në një hotel në Afrikë iu afruan natyrës më shumë se duhej, pasi një krokodil hyri brenda.

Zvarraniku 3.9 metra i gjatë hyri në A’Zambezi River Lodge në Zimbabve dhe u drejtua drejt recepcionit.

Më pas ai vazhdoi kërkimin për ushqim duke shkuar në kuzhinë.

Pamjet e shpërndara treguan kafshën duke u zvarritur në recepcion.

Hoteli bëri shaka duke thënë: “Patëm një vizitë herët në mëngjes nga një mysafir i papritur”. /Telegrafi/