Moti në fundjavë

Nacionale

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira. IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell. Vranësirat, vende-vende, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri […]

Madhësia e shkronjave

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira.

IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell.

Vranësirat, vende-vende, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 14 deri në 17°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 17°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/