Rexhepi: Berisha pranoi se bllokimi i fondeve lidhet me burimin nga Kosova, jo me shkelje ligjore

Vendore

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar pas një deklarate publike të Demo Berisha, duke theksuar se vetë ai ka pranuar se bllokimi i mjeteve financiare lidhet me origjinën e tyre nga Kosova. Sipas Rexhepit, në deklaratën e publikuar nga ministria përkatëse në Serbia, është konfirmuar se problemi nuk qëndron tek dokumentacioni apo […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar pas një deklarate publike të Demo Berisha, duke theksuar se vetë ai ka pranuar se bllokimi i mjeteve financiare lidhet me origjinën e tyre nga Kosova.

Sipas Rexhepit, në deklaratën e publikuar nga ministria përkatëse në Serbia, është konfirmuar se problemi nuk qëndron tek dokumentacioni apo ndonjë shkelje ligjore, por tek fakti që fondet vijnë nga institucionet e Kosovës.

Ai thekson se kjo, sipas tij, hedh poshtë pretendimet për keqpërdorim të mjeteve dhe qartëson se kthimi i fondeve është bërë për arsye politike.

Rexhepi ka kritikuar ashpër këtë qasje, duke e cilësuar si pengesë për zhvillimin dhe mbështetjen e shqiptarëve në Lugina e Preshevës.

Në reagimin e tij, ai ka shprehur shqetësim edhe për mënyrën se si disa media në Luginë po e trajtojnë këtë çështje, duke paralajmëruar se përhapja e narrativave të tilla mund të ndikojë negativisht në opinionin publik.

Ai u ka bërë thirrje mediave dhe akterëve të tjerë që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos kontribuojnë, sipas tij, në relativizimin e një çështjeje që ai e cilëson si diskriminuese ndaj institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në këtë rajon.

Çështja e fondeve të ndara nga Kosova për Luginën e Preshevës vazhdon të mbetet në qendër të debatit publik, me qëndrime të kundërta nga palët e përfshira./BujanociNet/