Mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchoumaeni, mund të përballet me një ofertë për t’u larguar nga klubi këtë verë, nëse “Los Blancos” vendosin të hapin derën për një transferim të mundshëm.
Mesfushori francez ka qenë një titullar i rregullt si për Xabi Alonson, ashtu edhe për Alvaro Arbeloan gjatë këtij sezoni.
Tchouameni ka qenë startues në pjesën më të madhe të karrierës së tij te Real Madridi, duke zëvendësuar Casemiro si mesfushorin më të tërhequr pas largimit të brazilianit drejt Manchester United.
Pas transferimit prej 80 milionë eurosh në vitin 2022 nga Monaco, Tchouameni ka pasur momente jo shumë bindëse gjatë katër viteve të tij në klub, por ky sezon ka qenë ndër më të qëndrueshmit për të.
Me Casemiron që pritet të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, raporton se Tchouameni është në listën e shkurtër të Manchester United si zëvendësues i mundshëm i tij.
Sipas raportimeve, nëse Real Madridi vendos të afrojë një mesfushor të ri, kjo mund t’i shtyjë drejt shqyrtimit të ofertave për Tchouamenin. Ai shihet si një alternativë ndaj Elliot Anderson, i cili është objektivi kryesor, por Nottingham Forest ka vendosur një çmim prej 115 milionë eurosh për kartonin e tij.
Megjithatë, duket shumë pak e mundshme që Real Madridi të japë dritën jeshile për një largim të tillë. Sipas burimeve angleze, klubi spanjoll është i hapur për të lejuar largimin e Eduardo Camavingas për ofertën e duhur, por në kryeqytetin spanjoll mbizotëron ideja se një mesfushor i ri do të afrohej për të luajtur përkrah Tchouamenit, dhe jo për ta zëvendësuar atë.
Pavarësisht një sezoni të vështirë për “Los Blancos”, Tchouameni ka qenë ndoshta lojtari më i qëndrueshëm i skuadrës, së bashku me Thibaut Courtois, dhe mungesa e tij është ndjerë sa herë ka qenë jashtë për shkak dëmtimesh, pezullimesh apo rotacioni./Telegrafi/






