Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti ka vazhduar të lërë gjurmë në MLS, duke realizuar golin e tij të parë në kampionat në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami.
17-vjeçari ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të mirë në mesfushë, por momenti i tij më i rëndësishëm erdhi në minutën e 77-të, kur pas një goditjeje dënimi arriti të dërgojë topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 2-2.
Ky ishte goli i parë në MLS për talentin shqiptar, i cili më parë ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa aktualisht përfaqëson Shtetet e Bashkuara.
Goli i Mehmetit i mohoi fitoren e radhës Inter Miamit, ku aktivizohet edhe ylli argjentinas Lionel Messi.
Për skuadrën e Miamit, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në stadiumin e ri, pas një tjetër rezultati zhgënjyes ndaj Austin të Myrto Uzuni. /Telegrafi/






