Mentor Berisha, pronari i restorantit Metropol në Prishtinë, së bashku me familjen e tij, vizituan presidentin e Federatës Turke të Futbollit (TFF), Ibrahim Haciosmanoglu, në zyrën e tij gjatë udhëtimit të tyre në Stamboll.
Berisha kishte bërë më parë bujë dhe kishte fituar admirimin e qytetarëve me një shenjë që kishte vendosur në hyrje të restorantit Metropol në Prishtinë, para finales së playoff-it të kualifikimeve për Botërorin 2026, kur kombëtarja e Kosovës u përball me Turqinë.

“Sot jemi rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj për të gjithë tifozët turq nga ana jonë. Ju paguat në 1999— sot nuk i detyroheni asgjë!”, thuhej në pankartën që Berisha kishte vendosur në hyrje të restorantit të tij.
Në përfundim të takimit, i cili u zhvillua në qendrën stërvitore të kombëtares turke, familja Berisha i dhuroi presidentit Haciosmanoglu pikërisht këtë shenjë që kishin vendosur në restorant atë ditë.
Në shenjë falënderimi, presidenti Haciosmanoglu i dhuroi çdo anëtari të familjes Berisha një fanellë të kombëtares së Turqisë, të personalizuar me emrin e secilit prej tyre.
Ky takim simbolizon jo vetëm respektin dhe lidhjet miqësore midis tifozëve dhe komuniteteve sportive, por edhe dashurinë e Berishës për futbollin dhe sportin si një urë bashkimi ndërkombëtar./Telegrafi/





