Carrick deklaron se ylli i Man Utd mund të mos luajë më fare këtë sezon

Michael Carrick nuk e di se kur Matthijs De Ligt do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur. Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga paraqitja e fundit e De Ligt për Manchester United, kur ai luajti të gjitha 90 minutat në fitoren 2-1 ndaj Crystal Pa...

Sport

Michael Carrick nuk e di se kur Matthijs De Ligt do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur.

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga paraqitja e fundit e De Ligt për Manchester United, kur ai luajti të gjitha 90 minutat në fitoren 2-1 ndaj Crystal Palace në nëntor.

Në atë kohë, ish-trajneri i United, Ruben Amorim, e minimizoi një problem “të vogël” me gjendjen fizike të De Ligt dhe priste që ai të rikthehej për ndeshjen kundër Wolves më 8 dhjetor.

Por, pas disa rikthimeve të pasuksesshme, holandezi ende nuk është rikuperuar nga një problem në shpinë. Madje, ekzistojnë dyshime nëse ai do të luajë para përfundimit të sezonit.

I pyetur nëse ekziston mundësia që De Ligt të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, Michael Carrick dha një vlerësim të sinqertë të situatës, ndërsa United synon një vend në Ligën e Kampionëve.

“Sinqerisht, është e vështirë të thuhet. Mendoj se kjo vjen thjesht sepse ka zgjatur kaq shumë”, tha ai.

“Po, nuk mund t’ju them më shumë për këtë, në fakt. Është një nga ato situata me shpinën që ndonjëherë mendon se gjithçka është në rregull dhe pastaj, papritur, nuk është më ashtu”.

“Kështu që, ne po tregojmë durim dhe po punojmë me këtë situatë, dhe do të duhet të shohim”.

“Sigurisht që do t’i japim kohë dhe do të përpiqemi ta rikthejmë sa më shpejt të jetë e mundur. Por është shumë e vështirë të thuhet. Nuk po përpiqem të fsheh asgjë”, ka deklaruar ai./Telegrafi/