Labinot Rexha i është rikthyer kohës kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai ka ndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook, momentin e takimit me të birin.
I njëjti thekson se ka bërë shumë për atë shtëpi, teksa përfshin edhe produksionin në lojën që ka bërë.

Postimi i plotë i Labit në Facebook (pa ndërhyrje):
“O Zot… sa shumë kam dhënë për atë shtëpi.
Kam pastru, kam gatu, kam këndu… vetëm që ajo shtëpi të ketë jetë.
E kam bërë me zemër, sepse ndjeja dashurinë e popullit.
Por sot pyes veten: a e meritoja që në fund të përgënjeshtrohej gjithë ajo dashuri?
Edhe vetë produksioni, herë pas here, më kërkonte të bëja lojë më të ashpër…por unë zgjodha të jem Labinoti që njeh populli i drejtë dhe me zemër.
Një gjë është e sigurt:lojën mund të ma marrin… por zemrat e popullit kurrë.Labinot Rexha”. /Telegrafi/





