Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është vendosur në paraburgim për një periudhë prej një muaji.
Vendimi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku një numër i madh figurash publike kanë shprehur mbështetjen e tyre për artistin.
Ndër reagimet që tërhoqi vëmendje ishte edhe ai i Xheneta Fetahut, me të cilën ka qenë pjesë e Big Brother Kosova, në edicionin e tretë.
Ata madje kanë pasur një raport edhe më të afërt, një lidhje të shkurtër së bashku.

DJ Gimbo, DJ personal i Gjestit, bashkohet si konkurrent i ri në Big Brother VIP Albania 5
Modelja ka ndarë një postim që ka të bëjë me të, si një lloj mbështetje për artistin.
Gjesti duket se ka pasur problem me pronarin e kompanisë muzikore, “Onima”, për shkak të projekteve të tij në lidhje me anën financiare.
I njëjti dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/





