"Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit", kriset miqësia e Gimbos dhe Mateos

Në spektaklin e së martës u shfaq një deklaratë surprizë e Gimbos në dhomën e rrëfimit.

Banori u shfaq i revoltuar pas aludimeve të Mateos një Prime më parë se Selin dhe Rogerti kanë një miqësi nga jashtë.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh se Mateo dhe Brikena kanë bërë çdo gjë për lojë dhe ndër rreshta tha: “Është sikur të them që Brikena ka lidhje me një afrikan jashtë”, ndërsa Mateo iu kthye duke thënë se gjërat dëshiron t’i dëgjojë përballë.