Margot Robbie shfaqet me një dukje të re në sfilatën e Chanel në Javën e Modës në Paris

Margot Robbie tërhoqi vëmendjen në sfilatën e Chanel gjatë Javës së Modës në Paris, duke u shfaqur me një stil të ri flokësh më të shkurtër, ndryshe nga flokët e saj të gjatë biondë që kishte më parë.

Aktorja 35-vjeçare, ylli i filmit “Wuthering Heights”, mbërriti në Grand Palais me një jelek të bardhë transparent që zbulonte reçipetat me dantella, të kombinuar me xhinse blu të çelëta. Ajo e plotësoi pamjen elegante me një çantë gri Chanel dhe një grim rrezatues, shkruan DailyMail.

Në të njëjtin event morën pjesë edhe shumë emra të njohur të showbiz-it. Këngëtarja Kylie Minogue u shfaq me një kostum krem elegant me dantellë, të kombinuar me një fund midi dhe këpucë me taka, ndërsa mbante një çantë klasike Chanel.

Në sfilatën e Chanel ishin të pranishëm edhe yje si Oprah Winfrey, Lily-Rose Depp, Olivia Dean dhe Teyana Taylor.

Olivia Dean, 26 vjeçe, u shfaq me një xhaketë dhe një fund të bardhë me teksturë.

Java e Modës në Paris, e cila zhvillohet nga 2 deri më 10 mars, është ndalesa e fundit e kalendarit global të modës pas New York-ut, Londrës dhe Milanos, dhe këtë vit përfshin 67 sfilata dhe 31 prezantime. /Telegrafi/