Pas Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee flet hapur: Nuk e kam problem humbjen, por dyshoj në transparencën e finales

Big Brother VIP Kosova ka përfunduar sezonin e tij të katërt, por diskutimet rreth eksperiencave të banorëve vazhdojnë ende në rrjetet sociale.

Një nga finalistët më të komentuar të këtij edicioni, Ludo Lee, ka reaguar sërish përmes një postimi të gjatë, duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai ka ndarë me ndjekësit mendimet dhe ndjenjat që ka përjetuar gjatë qëndrimit në reality-shou, duke e cilësuar këtë eksperiencë si një nga momentet më të bukura të jetës së tij.

Foto: Instagram

Megjithatë, Ludo Lee ka lënë të kuptohet se pas finales i kanë lindur edhe disa dyshime, duke theksuar se ai gjithmonë ka besuar në lojë të ndershme dhe transparencë.

Reagimi epik i Ludos në finale, Alaudini tregon prapaskenat se përse e tërhoqi për krahu