VLEN përkrah studentët për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Grupi parlamentar i VLEN-it priti sot në Kuvend studentët e nismës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e realizimit të kësaj të drejte dhe në nevojën për zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Bekim Qoku, shef i grupit parlamentar të VLEN-it, deklaroi se partia që ai përfaqëson është pa dyshim në anën e studentëve dhe përkrah gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtat kushtetuese.

Ai shtoi se VLEN-i mbetet i përkushtuar përmes dialogut dhe angazhimit institucional në zgjidhjen e çështjeve që prekin interesin e studentëve dhe respektimin e parimeve të barazisë dhe drejtësisë.

Sidoqoftë, Qoku theksoi se VLEN-i, i cili në qershor përmbyll gjysmën e mandatit në qeverisje, nuk mund të zgjidhë me një të rënë të lapsit problemet e grumbulluara gjatë 22 viteve pushtet. Deri tani, partia ka vepruar pragmatikisht për zgjidhjen e halleve dhe nuk është marrë me premtime boshe apo popullizëm.

Ai gjithashtu kritikon mungesën e përkushtimit të ministrave shqiptarë të drejtësisë ndër vite, duke vënë në dukje se nëse çështjet me interes për shqiptarët do të ishin trajtuar me seriozitet, sot nuk do të kishte probleme të tilla.

Arsim

Maqedonia e Veriut

Featured

Lajme

Telegrafi Maqedoni