Kurti për Demaçin e Deharin: Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik por shifër domethëniesh të thella

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824555-kurti-per-demacin-e-deharin-ditelindja-e-tyre-nuk-eshte-vec-nje-numer-kalendarik-por-69a04884ea3a8.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-per-demacin-e-deharin:-ditelindja-e-tyre-nuk-eshte-vec-nje-numer-kalendarik-por-shifer-dometheniesh-te-thella" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824555-kurti-per-demacin-e-deharin-ditelindja-e-tyre-nuk-eshte-vec-nje-numer-kalendarik-por-69a04884ea3a8.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-per-demacin-e-deharin:-ditelindja-e-tyre-nuk-eshte-vec-nje-numer-kalendarik-por-shifer-dometheniesh-te-thella"></p>Kryeministri i Kosovës, njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin e çështjes shqiptare, Adem Demaçi për përvjetorin e lindjes së tij dhe aktivistin Astrit Dehari, po ashtu për datëlindjen. Kurti thotë se ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella. “Adem Demaçi është emri më i</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin e çështjes shqiptare, Adem Demaçi për përvjetorin e lindjes së tij dhe aktivistin Astrit Dehari, po ashtu për datëlindjen.
Kurti thotë se ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella.
“Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë. Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara”, shkruan Kurti.