Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot në pikën Han i Elezit është paraqitur një autobus me linjë Turqi–Prishtinë, me targa te huaja, ndërkaq gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solemn dhe dy fustane vello.
Dogana njofton se mallrat janë ndaluar dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/






