Erling Haaland vazhdon të jetë i pandalshëm me fanellën e Norvegjisë. Sulmuesi realizoi edhe në fitoren 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës 2026, duke shënuar në ndeshjen e 13-të zyrtare radhazi për kombëtaren.
Gjatë kësaj serie të jashtëzakonshme, ylli norvegjez ka realizuar plot 25 gola, duke konfirmuar se është vrasës para porte.

Gjithçka nisi me një gol ndaj Sllovenisë, përpara se të shpërthente me tre gola kundër Kazakistanit. Më pas shënoi nga një herë ndaj Moldavisë, Izraelit, Italisë dhe Estonisë.
Në vazhdim, Haaland ishte edhe më dominues, duke realizuar pesë gola ndaj Moldavisë, tre kundër Izraelit, nga dy ndaj Estonisë dhe Itali.
Forma vazhdoi edhe në Kampionatin Botëror, me dy gola të tjerë kundër Irakut, dy ndaj Senegalit dhe së fundi një gol ndaj Bregut të Fildishtë, që rezultoi vendimtar për fitoren dhe kualifikimin e Norvegjisë.
Me 25 gola në 13 ndeshje zyrtare radhazi, Haaland po kalon një nga periudhat më të jashtëzakonshme të karrierës së tij dhe vazhdon të jetë lideri absolut i Norvegjisë në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/





