Zyrtare: Prishtina prezanton portierin Artan Iljazi

Sport

FC Prishtina ka zyrtarizuar edhe një përforcim për sezonin e ri, duke siguruar shërbimet e portierit me përvojë, Artan Iljazi. 27-vjeçari, i gjatë 191 centimetra, i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së fundit me Ballkanin. Gjatë karrierës së tij, Iljazi ka mbrojtur gjithashtu portën e klubeve të njohura nga Maqedonia e Veriut si Shkëndija, Shkupi […]

Madhësia e shkronjave

FC Prishtina ka zyrtarizuar edhe një përforcim për sezonin e ri, duke siguruar shërbimet e portierit me përvojë, Artan Iljazi.

27-vjeçari, i gjatë 191 centimetra, i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së fundit me Ballkanin.

Gjatë karrierës së tij, Iljazi ka mbrojtur gjithashtu portën e klubeve të njohura nga Maqedonia e Veriut si Shkëndija, Shkupi dhe Gostivari, duke ndërtuar një përvojë të rëndësishme në futbollin rajonal.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Iljazi u shpreh i lumtur për fillimin e këtij kapitulli të ri në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Prishtinës. Është nder të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Falënderoj drejtuesit për besimin dhe premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje për këtë fanellë. Mezi pres të luaj para Plisave dhe së bashku të festojmë shumë suksese. Forca Prishtina!”, deklaroi ai.

Prishtina këtë afat kalimtar ka liruar portierët Ardit Nika dhe Agron Kolaj. /Telegrafi/