Zyrtare: Lirim Kastrati transferohet te Kauno Zalgiris

Sport

Mbrojtësi i krahut, Lirim Kastrati, ka nisur një aventurë të re në karrierë, pasi është prezantuar zyrtarisht te FK Kauno Žalgiris. 27-vjeçari transferohet te kampioni në fuqi i Lituanisë nga klubi hungarez Diósgyőri VTK, ndërsa në skuadrën e re do të mbajë fanellën me numrin 62. Kauno Zalgiris u bë i njohur për tifozët kosovarë […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi i krahut, Lirim Kastrati, ka nisur një aventurë të re në karrierë, pasi është prezantuar zyrtarisht te FK Kauno Žalgiris.

27-vjeçari transferohet te kampioni në fuqi i Lituanisë nga klubi hungarez Diósgyőri VTK, ndërsa në skuadrën e re do të mbajë fanellën me numrin 62.

Kauno Zalgiris u bë i njohur për tifozët kosovarë këtë verë, pasi eliminoi Dritën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kastrati sjell me vete përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar 15 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2017.

Megjithatë, në vitet e fundit ai nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve të “Dardanëve”.

Me këtë transferim, Kastrati synon të rigjejë formën më të mirë dhe të ndihmojë Kauno Žalgirisin në mbrojtjen e titullit kampion dhe në garat evropiane. /Telegrafi/