Nevil Dede nuk është më trajner i Ferizajt dhe është shkarkuar nga detyra pas më shumë se gjashtë muajve të kaluar në këtë klub.
Barazimi i fundit ndaj Prishtinës së Re 1-1 i ka kushtuar me punë trajnerit nga Shqipëria.
51-vjeçari ka udhëhequr Ferizajn në 25 ndeshje, duke marrë 10 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje në kampionat dhe Kupën e Kosovës
“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”. /Telegrafi/






